Mirjana Najçevska komentoi vjetërsimin e lëndës “Titanik 2” ku i akuzuar i parë ishte Sasho Mijallkov, duke thënë se secili nga gjyqtarët që mundësuan vjetërsimin e lëndës janë po aq kriminel sa Mijallkovi.

“Secili gjykatës që mori pjesë në vjetësimin e këtij rasti dhe rasteve të tjera të funksionarëve të lartë, është kriminel po aq sa Mijallkovi”, u shpreh Najçevska.
Sipas saj, deri sa nuk jemi liruar nga këto gjyqtarë, nuk mund të ecim para.

“Çdo funksionar që do të përmend se po punon në sundimin e së drejtës dhe shtet të së drejtës është kriminel që i ndihmon Mijallkovit”, u shpreh Najçevska.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume