Një 62 vjeçar nga Shkupi është arrestuar sot gjatë një aksioni policor, përcjell KlanM. Siç thonë nga policia, ai ka qenë në kërkim si i dënuar me tre vite burg.

“Sot (30.03.2023) zyrtarët policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor- Njësia për Kërkime – Reparti për kërkim të shënjestrës në rrugën ‘Avram Picevski’ në Shkup kanë privuar N.N (62) i cili ishte kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 3 vjetësh, për vepër penale të dënueshme nga neni 236 paragrafi 1,2 të Kodit Penal të RMV”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Personi i arrestuar do t’i dorëzohet institucionit penal kompetent për vuajtjen e dënimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume