Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski.

Takimet u realizuan në kuadër të “Open Ballkan”.

Në theks u vu edhe marrëdhënia në mes të Serbisë dhe Shqipërisë.

Vuçiq tha se tek çështja e Kosovës këto dy vende dallojnë, por në vend se ta fajësojnë njëri-tjetrin duhet të flitet për ekonominë dhe marrëdhëniet e mira mes tyre.

“Çfarë duhet të bëjmë? A duhet të vazhdojmë me konfliktet? A duhet të na ndodhë një Ukrainë e re? Ka shumë njerëz në Serbi që presin konflikt. Çfarë prisni? Që barra politike të bëhet edhe më e rëndë për serbët dhe shqiptarët? Do të bëj gjithçka për ta shmangur këtë dhe mendoj se Edi po e bën të njëjtën gjë. Ne e dimë se cilat janë dallimet tona dhe jetojmë me to. Njerëzit duhet të jenë në kontakt dhe unë besoj në miqësinë e ardhshme të serbëve dhe shqiptarëve”, tha Vuçiq.

Ai tha se është arritur një marrëveshje për përfundimin e procesit të sigurimit të lejeve të përbashkëta të punës mes tre vendeve anëtare të “Open Balkan”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume