Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur sot gjatë ditës në Lezhë, ku u ekzekutua biznesmeni Ardian Nikulaj.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Mësohet se autori i vrasjes ka vepruar i vetëm dhe ka ardhur nga Shkodra.

Pasi ekzekutoi biznesmenin, ai është larguar sërish në drejtim të Shkodrës, ndërkoh që tre dëshmitarë okular në vendin e ngjarjes kanë sqaruar se autori u ka krijuar përshtypjen se ishte postier.
Ndërkohë pak më parë në lidhje me ngjarjen ka folur edhe vjehrri i viktimës, i cili ka zbuluar se ishte vetëm 3 metra larg vendngjarjes, ndërsa tregoi se personat prezentë nuk e dinë nga erdhi autori.

Lexo edhe: Vjehrri i biznesmenit të ekzekutuar zbulon dinamikën e ngjarjes: Isha vetëm 3 metra larg vendngjarjes

Sipas tij në lokal hyri një djalë me jelek dhe skafandër në kokë, i cili më pas ekzekutoi Nikulajn.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com