Deputeti dhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti sot ka pritur në një takim Lulzim Jasharin, djalin e heroit kombëtar Adem Jashari.

“Sot kishim kënaqësinë që në një takim miqësor ta kemi djalin e heroit tonë kombëtar Adem Jasharit, Lulzimin.
Respekt dhe përulje përgjithmonë për familjen Jashari!”, ka shkruar Mexhiti në rrjetet sociale.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe Nevzat Bejta.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume