Një tërmet me magnitudë 3.6 ka ndodhur pak pas orës 1:30 të mëngjesit të së hënës në Follorinë të Greqisë.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e lëkundjes ndodhej 18 kilometra në veri-veriperëndim të Krystallopigi, ndërsa thellësia u vlerësua në 10 kilometra.

Instituti Euro-Mesdhetar i dha të dhënat e tërmetit me magnitudë 4 ballë, ndërsa raportohet se lëkundjet janë ndjerë si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut në Shkup.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume