“Dita e hapur” dhe “Panairi i karierës” në Universitetin e Tetovës, ishin një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë që të njihen me programet studimore e për t’i zgjedhur ata për të vazhduar studimet akademike deklaroi sot Zëvendësministri i Arsimit Agim Nuhiu informon Tetovasot.

Ai u shpreh se nga politikat tona për ndërkombëtarizim dhe mbështetje studentore, të rinjtë do të përfitojnë në ndërtimin e performansës akademike dhe në mundësinë më të shpejtë për inkuadrim në tregun e punës!

Nuhiu u shpreh se Universiteti i Tetovës është vendi i duhur për brezin e ri, për të ndërtuar të ardhmen e popullit! Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të mbështes përparimin e madh të këtij institucioni në të gjitha segmentet!TS