Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka kujtuar sot Masakrën e Mejës në përvjetorin e saj.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka thënë se 377 civilë të pafajshëm shqiptarë të Kosovës u vranë nga policia dhe ushtria serbe në Masakrën e Mejës të vitit 1999.

“Kjo ishte masakra më e madhe e luftës së Kosovës. Vite më vonë, 309 prej kufomave u gjetën në një varr masiv në Batajnicë”.

“Një krim që Serbia nuk mund ta mohojë!”, ka thënë Vela./Klankosova.tv

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com