Sipas informacioneve të para, të cilat Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë i ka marrë nga institucionet kompetente të Republikës së Bullgarisë, trupi i pajetë i I.N. (49), shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, është gjetur dje në Bullgari informon Tetovasot.

Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Sofje vazhdon të jetë në komunikim të rregullt me ​​organet kompetente në Bullgari, nga të cilat priten më shumë informacione lidhur me rastin dhe rrjedhën e procedurës për zbardhjen e plotë të rastit, për të cilën MPJ-ja do ta informojë publikun në mënyrë shtesë. Njëherit, Ambasada qëndron në dispozicion të familjes së shtetasit të ndjerë për çdo nevojë.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume