Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri më tani kanë dhënë për Kosovën mbi dy miliardë euro.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Power në një konferencë së bashku me presidenten Vjosa Osmani, tha se Kosova ka hedhur hapa gjigantë gjatë këtyre 24 viteve, raporton Klankosova.tv.

“Që nga viti 1999 ka arritur shumën e mbi dy miliardë euro dhe do ta ndihmojmë Kosovën që të zë vendin e vet që i takon në mesin e vendeve të integruara euroatlantike”, u shpreh Power.

“Ky vend i ri ka hedhur hapa gjigantë gjatë 24 viteve, prej vitit 99’, dje e pata rastin të kthehem. Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e thellë, dhe ne administrata e Biden e vlerësojmë”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com