Të premten në ora 23.40, policia e Kumanovës ka arrestuar 62-vjeçarin M.S. dhe 55-vjeçarja G.P., të dy nga Kumanova, duke vepruar në bazë të denoncimit paraprak, sipas të cilit rreth orës 23:10 në një shtëpi në Kumanovë, ku po qëndronin, kanë sulmuar fizikisht një vajzë të moshës së mitur dhe e kanë prekur në trup, njoftoi MPB.

Për rastin është njoftuar Prokurori Publik, i cili pas dokumentimit të plotë të tij, ndaj personave do të dorëzohen parashtresat përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume