Në mënyrë disi të papritur, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan humbet zgjedhjet presidenciale në qendrat e votimit në Maqedoni. Komisioni zgjedhor turk hapi pesë vendvotime në Maqedoni dhe sipas të dhënave të agjencisë shtetërore Anadoll ka rezultate nga tre. Sipas këtyre rezultateve, kandidati i opozitës ka një avantazh të madh – Kemal Kilicdaroglu ka fituar 52,84 për qind, ndërsa Erdogan 35,8 për qind. I treti është kandidati nacionalist Sinan Ogan me 8.2 për qind, përcjellë Monitor.mk

Në mesin e votuesve në Maqedoni ka studentë turq që studiojnë në disa universitete, pastaj punëtorë turq të angazhuar në disa projekte ndërtimore, si dhe një numër më i vogël i qytetarëve të Maqedonisë që kanë edhe pasaporta turke.

Është interesante se Kilicdaroglu doli i pari në votimin në Serbi – 48.23 kundrejt 45.42. Në Bullgari diferenca është 69 kundrejt 24 në favor të Kilicdaroglu. Në Greqi është edhe më i lartë – 75 kundrejt 16. Edhe pse kryeministri shqiptar Edi Rama e mbështeti hapur Erdoganin disa ditë para zgjedhjeve, Kemal Kilicdaroglu fitoi një fitore bindëse: 62.5 për Kilicdaroglu dhe 32.4 për presidentin aktual.
Në rajon, Erdogan ka marrë më shumë vota vetëm në Kosovë (55:35) dhe në Bosnje-Hercegovinë (45:43).