Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se një ndryshim historik është bërë midis Shqipërisë dhe Serbisë, të cilat ai ka theksuar se janë duke punuar si kurrë më parë.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Ai ka vazhduar duke treguar se së voni ka qenë në Shqipëria dhe që ka dëgjuar nga zyrtarë të lartë që njëra nga gjërat më të mëdha që I ka ndodhur këtij vendi është hapja e kufijve përmes Ballkanit të Hapur.

“Nuk duam që mosbesimi të jetë faktor që do të parandalojë lehtësimin e tregtisë”, ka thënë ai në Konferencë Rajonale të Lehtësimit të Marrëdhënieve Tregtare, shkruan Kosovo-online, transmeton KlanKosova.tv.

“Këta kufij nuk duhet të ndajnë, por të bashkojnë vende. Ka përpjekje të panumërta në integrimin rajonal. Ballkani i Hapur synon t’i ftojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen dhe pavarësisht statusit të tyre, atom und të mund të punojnë bashkë dhe të punojnë për hapjen e kufijve”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com