Një punonjës në Komunën e Tetovës ka marrë kallëzim penal pasi ka përvetësuar telefonin zyrtar nga komuna, i cili i është dhënë për ta përdorur, njofton policia.“SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.B.(38) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “përvetësim në shërbim”.

“Gjatë vitit 2022, parashtruesi i kërkesës si punëtor i Komunës së Tetovës në mënyrë të kundërligjshme ka përvetësuar një telefon celular në pronësi të komunës”, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume