Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar kreun e ekzekutivit, Albin Kurti.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Hoevenier, pas takimit, tha se Kurtit ia ka përsëritur kërkesën për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe teksa shton se ia konfirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në të gjitha fushat, njofton Klankosova.tv.

“Pata një takim me kryeministrin Kurti, siç e kemi rregullisht. Patëm një takim ku diskutuam për një sërë cështjesh. Sot kaluam kohë duke diskutuar për procesin e dialogut dhe diskutuam për kryetarët e rinj të zgjedhur në veri si dhe po ashtu kemi diskutuar edhe për sfidat ekonomike”.

“Shtetet e Bashkuara janë të fokusuara të mbështesin Kosovën në shumë çështje si ato ekonomike, luftën kundër korrupsionit dhe padyshim të ndihmojmë Kosovën që të marrë vendin e saj në rrugën evropiane. Ia rikujtova atij një mesazh që e kemi dhënë tash e disa herë që duhet të ecet përpara me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si dhe implementimin e pikave tjera të marrëveshjes” deklaroi Hovenier.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com