Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim me përfaqësues nga Norvegjia, të cilët prezantuan modelin e digjitalizimit në gjyqësor si dhe karakteristikat dhe performancën që duhet t’i ketë sistemi në vendin tonë.

Digjitalizimi i tërësishëm i gjyqësorit do të mundësojë akses të shpejtë dhe të thjeshtësuar për qytetarët gjatë tërheqjes së dokumentacioneve dhe kushte optimale për kryerjen e funksioneve gjyqësore dhe prokuroriale.

Digjitalizimi dhe interoperabiliteti do të kontribuojnë në fuqizimin e besimit të opinionit dhe mbrojtjen e sistemit, drejtësi më të shpejtë, uljen e korrupsionit, do të mundësojë lehtësimin e parashtrimit të dëshmive dhe dokumentacioneve, zvogëlimin e shpenzimeve të procedurave gjyqësore, si dhe pakësimin e numrit të gjykimeve të shtyera dhe zero letër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume