Erden Atiq nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje i cili doli fitues nga zgjedhjet e 23 prillit për ta drejtuar Komunën e Mitrovicës së Veriut, sot pritet që ta bëjë betimin.

Kjo ngjarje pritet të zhvillohet pikërisht në hapësirat e Komunës së Mitrovicës së Veriut, njofton Klan Kosova.

Ndërsa ende nuk dihet se kur do të bëhet betimi i tre kryetarëve të rinj për Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume