Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri ka deklaruar se pedagogët dhe psikologët e shkollave të çlirohen nga detyrat administrative dhe të fokusohen në shëndetin mendor dhe mirëqenien e nxënësve, ka ka qenë mesazhi që ka përcjellur në trajnimin e djeshëm për përforcimin e aftësive për mbështetjen e shëndetit mendor të nxënësve, të cilin kuadri i bashkëpunëtorëve profesional i Qytetit të Shkupit e organizoi për mësimdhënësit dhe psikologët në hapsirat e SHMQSH “Zef Lush Marku” në Shkup, me mbështetjen e UNICEF-it.

Shqiri beson se përmes angazhimit profesional të të gjithë bashkëpunëtorëve profesional do të sigurojmë klimë të sigurt pune në shkolla.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume