Moderatorja Grida Duma është një nga personazhët mediatikë që nuk flet për jetën e saj personale, por kësaj here vëllezërit Veshaj arritën të “thyenin akullin”.

Duma deklaroi për herë të parë se nuk është vetëm, pra ka një person në jetën e saj, pavarësisht se nuk dha më shumë detaje ajo iu përgjigj pozitivisht pyetjeve të Romeos në “Më lër të flas”.

Grida nuk e mohoi që nuk kishte të dashur.

Grida Duma: Pse duhet ta bëj, edhe po të mos e kisha do të thoja e kam. Jo më kur kam.

Ti dukesh një grua shumë e fortë. Por çdo grua e fortë ka nevojë për një përqafim.

Grida Duma: Po patjetër që ka. Çdo të thotë një grua e fortë, çdo grua, çdo burrë.

A e ke atë përqafimin?

Grida Duma: Po e kam, patjetër që e kam.

Tani vdiqën ëndrrat e treçerek shqiptarëve.

Duma u divorcua nga bashkëshorti Ilir Shqina pas 22 vitesh martesë, rreth 4 vite më parë.

Nga martesa shumëvjeçare ajo lindi djalin e saj, pë të cilin ka treguar se është edhe pika e dobët, e një gruaje që të paktën publikisht ka zgjedhur që të tregojë një karakter të fortë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume