Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka mbërritur në kuvendin malazez ku pritet që për pak minuta ta japë betimin.

Në kuvend ka mbërritur edhe e para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ndjekur nga homologu i saj kroat, Zoran Milanoviq, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, seanca për betimin e presidentit të ri ka nisur me rreth 20 minuta vonesë, pasi e njëjta ishte paraparë që të nisë në ora 12:00.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume