Në një aksion të përbashkët, pjesëtarët e Shërbimit Ushtarak të Sigurisë dhe Inteligjencës në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Bbrendshme kanë ndaluar një pjesëtare të ushtrisë për pranim të ryshfetit, njoftoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. Punonjësja, duke përdorur gënjeshtra dhe manipulime, shantazhoi një kandidat që merrtje pjesë në një shpallje duke i kërkuar 3000 euro për t’u pranuar.

“Kandidati ‘u tregua i suksesshëm” dhe me siguri do të ishte pranuar, por ndërhymë dhe punonjësja e pangopur do ta humbasë punën dhe do të ndiqet penalisht ashtu si bashkëpunëtorët e saj. Le të jetë ky një mesazh për të gjithë: krimi nuk ka vend në ushtri! I inkurajoj të gjithë të raportojnë raste të tilla – krimi dhe korrupsioni do të marrin një përgjigje të ashpër dhe pa kompromis”, deklaroi Petrovska.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume