Lista e gënjeshtrave dhe mjegullnajave që VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski i përhapin vetëm për të penguar përparimin e shtetit është e gjatë dhe e gjerë, thonë nga LSDM.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë gënjyer se gjuha maqedonase do të bëhet dialekt bullgar, kanë gënjyer se do të ketë asimilim dhe bullgarizim me pranimin e propozimit evropian për fillimin e negociatave me BE-në.

Më parë ata gënjyen se do të ndërtoheshin apartamente dhe kampe për emigrantët dhe lajmet e rreme u përhapën edhe kur vendi, si e gjithë bota, po përballej me një krizë të paprecedentë shëndetësore.

Sot shohim marrëzi të reja nga Mickoski dhe VMRO-DPMNE për gjoja ridefinimin e shtetit, me të cilat po tentojnë të futin ndarje të reja në shoqërinë maqedonase kushedi sa herë”, thonë nga LSDM.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume