Kanë kaluar disa muaj që kur është emëruar drejtor i Librave Amë, Emir Sulejmani vjen me një lajm të madh për shqiptarët.

“Pas një periudhe të konsiderueshme bashkëpunuese të Drejtorisë për udhëheqjen me librat amë dhe Ministrisë së drejtësisë, sot finalizuam Udhëzimin për ndryshim dhe plotësim të Udhëzimit për mënyrën e mirëmbajtjes, mbrojtjes dhe ruajtjes së librave amë dhe dokumentacioneve; lëshimin e certifikatave, vërtetimeve dhe kopjeve duke u bazuar në librat amë; drejtimin e procedurës dhe hartimin e procesverbalit për fëmijë të gjetur; riparimin e librave amë të shkatërruar, dëmtuar apo të zhdukur, si dhe formateve për librat amë, regjistrit të librave amë, certifikatave dhe vërtetimeve të cilat lëshohen duke u bazuar në librat amë, ku do të ketë një shtyllë në të cilën do të shtohet përkatësia etnike.
Ndryshimet e parapara do të hyjnë në fuqi tetë ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare për çertifikatat e lindjes, ndërsa për çertifikatat tjera Udhëzimi do të fillojë të zbatohet nga 1 Janar 2024.
Me këtë po dëshmojmë se kur puna është serioze, rezultatet nuk mungojnë!” ka shkruar Emir Sulejmani drejtor i Librave amë.