Sot publikisht ju them që qytetarët nuk do të paguajnë fatura më të larta për energji elektrike nga ajo e mëparshmja por do të jetë e kundërta, do të paguajnë më pak nga ajo që e kemi momentalisht kështu u shpreh sot ministri i Ekonimisë, Kreshnik Bekteshi në lidhje me zërat se do të rritet çmimi i energjisë elektrike.

“Ne kemi mekanizma tjera me të cilat mundemi t’u dalim në ndihmë qytetarëve dhe nëse flasim vetëm për ato 8% unë prej sot ju garantoj se ato 8% do të ulen nëse ka nevojë në parametra tjera në vërtetimin e çmimit. Por kjo nuk do të thotë se vetëm 8% do të ulet. Ka mundësi më tepër se 8%. Dhe ja sot publikisht ju them që qytetarët nuk do të paguajnë fatura më të larta për energji elektrike nga ajo e mëparshmja por do të jetë e kundërta, do të paguajnë më pak nga ajo që e kemi momentalisht”, tha mes tjerash Bekteshi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume