Sot nëpërmjet linjës së emergjencës 112 në QMK rreth mesditës është raportuar për rrëshqitje dheu në rrugën e Matkës pas digës. Si pasojë e rrëshqitjes së dheut në këtë rrugë është dëmtuar një turist polak që po kalonte në ato moment aty pranë. Për fat të mirë turisti është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Ai është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike të Shkupit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume