Kanë kaluar dy muaj që kur Tetovasot raportoi ankesat e qytetarëve të cilët frekuentojnë rrugën Tetovë – Jazhnincë për shkak të barikadave të pa sinjalizuara që janë të bëra në këtë rrugë e që janë realizuar nga Ndërmarrja Publike Rrugët e Shtetit, raporton TS.

I pyetur për këtë ështje drejtori i Ndërmarrjes për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi para dy muajëve u shpreh se është çështje ditës projekti për sinjalzimin horizontal dhe vertikal i barikadave në rrugën Tetovë – Xhepiçsht, por pas dy muajvëe ai sërish u shpreh se është çështje ditësh projekti për sinjalzimin horizontal dhe vertikal.

“Rruga nga Tetova deri në Xhepçisht është rrugë regjionale, është një nga rrugët më të frokuentura, rrugë e cila lidhet me pikën kufitare në Jzahincë, ajo rrugë ishte shumë e dëmtuar ne e bëmë komplet rehabilitimin e asaj rruge dhe në bazë të kërkesave të qytetarëve pasi në atë rrugë kishte shumë viktima nga mosrespektimi i shenjave të komunikacionit dhe në bazë të kërkesave të qytetarëve ne i kemi vendosur ata polic të shtrirë. Tash i kemi mbaruar të gjitha procedurat dhe e kemi projektin për shenjat e komunikacionit për tërë rrugën nga Tetova deri në Jazhincë” u shpreh Rustemi

Vlen të theksohet se deri sa të vendosen shenjat e komunikacionit për sinjalzimin horizontal dhe vertikal, shumë qytetarë mund të kendë lëndime në boshtin kurizor e shumë të tjetër mund të kenë kenë dëmtime në vetura./TS/