Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik per Integrim në mbledhjen e fundit të mbajtur në Tetovë ka vendosur shefat e komisioneve komunale per zgjedhjet brendapartiake qe do të mbahen më 2 korrik të vitit 2023.

Kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti ka propozuar ish drejtorin e Inspektoratit Teknik, Ekrem Bunjakun për Shef të Komisionit Komunal Zgjedhor në degën e BDI-së në Çair.

Kujtojmë, BDI-ja vitin që lamë pas, praktikoi për herë të parë në historinë e politikës vendore, parimin një anëtar një votë.

Ky parim do të përdoret edhe në degët ku pritet të ketë zgjedhje të brendshme në të cilat do të zgjidhen kryetarët e ri të degëve në prag të Kongresit të ardhshëm partiak që pritet të mbahet në vjeshtë të këtij viti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume