Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot një lajm interesant për zhvillimin e industrisë automobilistike në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Rama ka zbuluar për publikun se është tashmë gati plani për prodhimin e supermakinës shqiptare, si një partneritet i kompanisë Timak dhe shtetit shqiptar.

“Gati plani për prodhimin e supermakinës shqiptare, si një partneritet i kompanisë Timak me shtetin shqiptar”, ka shkruar Rama pas një takimi me administratoren e kompaniesë Timak, Arjeta Puca.

Rama nuk dha detaje të reja mbi projektin.

Timak është një kompani shqiptare e specializuar në prodhimin e pjesëve të automobilave.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume