Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, ka publikuar një video ku shihen forcat turke duke u nisur për Kosovë.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Në njoftim thuhet se këto forca paqeruajtëse turke do të nisen në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit në Veri.

”Pas ngjarjeve që ndodhën në Kosovë, batalioni komando i Komandës sonë të Brigadës së 65-të të Mekanizuar të Këmbësorisë (Lüleburgaz) i caktuar në rajon filloi të shpërngulet në Kosovë”, thuhet në njoftimin në Twitter.
NATO e ka përshendetur vendosjen e këtyre forcave në Kosovë, duke e parë si forcim të sigurisë.

Të hënën disa pjesëtarë të KFOR’it mbeten të lënduar si pasojë e përleshjeve me protestuesit serbë, që nga institucionet e Kosovës cilësohen si banda kriminale serbe.

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com