Përvojat e organizatave më të mëdha sindikaliste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që merren me të drejtat e punëtorëve, veçanërisht në fushën e arsimit, mund të na ndihmojnë shumë në avancimin e politikave nacionale përmes të cilave angazhohemi për ngritjen e dinjitetit të veprimtarisë arsimore dhe rritjen e motivimit për punën e mësimdhënësve. Këto janë politika që i krijojmë së bashku me partnerin tonë social SASHK dhe është mirë që së bashku dëgjuam se çfarë mund të përmirësohet për përforcimin e hallkës më të rëndësishme në procesin edukativo-arsimor.

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili sot së bashku me kryetarin e Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov, u takun me përfaqësues të Solidarity Center, organizatës më të madhe ndërkombëtare për mbrojtjen dhe avansimin e të drejtave të punës me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me përfaqësues të Federatës së Mësimdhënësve – organizata e dytë më e madhe sindikaliste amerikane e mësimdhënësve.

“Vlerësoj që takimi është me përfitim të madh për ne si vend në zhvillim, e cila përpiqet ta përshpejtojë këtë proces, përmes avansimit në kontuinitet të standardeve dhe kushteve në të gjitha sferat, duke përfshirë avancimin e të drejtave të punës, edhe atë në veçanti në fushën e arsimit”, potencoi Shaqiri, duke shtuar se të pranishmit i njoftoi me reformat që shteti po i bën në fushën e arsimit, ndërsa të cilat kanë edhe komponentë për ngritjen e motivimit për punë të mësimdhënësve dhe kuadrove profesional në shkolla.

Së bashku me kryetarin e SHAKU-ut, konfirmuan se pajtohen për paga më të larta, për mundësi për zhvillim profesional dhe karrierë, dhe pikërisht në këtë diskutohet për krijimin dhe miratimin e marrëveshjeve të reja kolektive në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, të cilat do të zgjedhin çështjet për të cilat kuadri i mësimdhënësve ka vërejtje.

Qendra e Solidaritetit është organizata më e madhe ndërkombëtare për të drejtat e punës me seli në SHBA e cila ndihmon punëtorët të arrijnë punë të sigurta dhe të shëndetshme, paga që mbështesin familjen, dinjitet në punë, demokraci të përhapur dhe barazi më të madhe në punë në komunitetet e tyre. Në takimin në MASH morën pjesë Stiv Mekllaud, drejtori i programit për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë dhe Kejsi Gaxha, asistent i programit në këtë organizatë.

Federata Amerikane e Mësimdhënësve është sindikata e dytë më e madhe e mësimdhënsëve në Amerikë dhe ka mbi 1.7 milionë anëtarë. Përfaqësues nga kjo organizatë ishin zëvendëspresidenti Den Motgomeri dhe Ramiro Hernandez Drejtori Rajonal Perëndimor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume