Aleanca për Shqiptarët ka paraljmëruar për nesër një raport ku do të japë llogari për punët e kryera nga funksionarët e saj gjatë këtyre 100 ditëve të para të qeverisjes në pushtetin qendror.

Kjo bëhet e ditur nga shërbimet partiake të cilët njoftojnë se ngjarja do të zhvillohet prej orës 11.

“Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, i shoqëruar nga funksionarët qeveritarë, do të mbajë konferencë për media ku do të shpalos punën dhe të arriturat gjatë njëqind ditëshit të qeverisjes së kuadrove të ASh-së”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume