Më shumë integrim para anëtarësimit, ka qenë një nga temat që sot Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani i ka diskutuar në emisionin “Top Tema”. Sipas tij, më shumë integrim para anëtarësimit do të ndikojë në ruajtjen e kredibilitetit të procesit.

“Qytetarëve tanë nuk u intereson nëse ne kemi veto atje (BE) ose komisionar. Qytetarët tanë duan të dinë a kemi qasje te paratë europiane. Duan të dinë nëse mund t’i shkollojnë fëmijët e tyre në cilindo qytet evropian sikur të jetë qyteti i tyre i lindjes. Nëse do të mund të punojnë në qytete europiane si në vendin e tyre. Këtë e kërkojnë qytetarët. Prandaj në kërkojmë që ta kemi menjëherë, si nisin të hapen kapitujt nisin edhe privilegjet sikur të jemi vend anëtare”, tha kryediplomati Osmani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume