Driton Nebiu dhuroi mbi 2000 pako për nxënësit e SHFK “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” të Haraçinës (FOTO)
Agjensioni për menaxhim me pronën e konfiskuar ka kompetencë për transferimin e objekteve që janë të konfiskuara përkohësisht ose përgjithmonë. Gjatë periudhës së kaluar, me propozim dhe me angazhim të plotë të Drejtorit Driton Nebiu, janë ndërmarrë aktivitete përmes departamenteve kompetente të Agjensionit dhe është bërë inspektimi i objekteve të sekuestruara të vendosura në magazinat e Agjensionit, për këtë janë ndërmarrë veprimet ligjore nga ana e Drejtorit dhe janë marrë vendime për dorëzim, këshilli drejtues ka dhënë pëlqimin, mirëpo në pajtim me ligjin është marrë edhe vendim nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me të cilin kryhej caktimi i sendeve të luajtshme, për të cilat sot po kryhet procedura e dorëzimit në pesë shkollat fillore në Komunën e Haraçinës.
Ky donacion është realizuar në koordinim me kryetarin e Komunës së Haraçinës Ridvan Ibraimi, drejtorin e shkollës fillore “Gjerg Kastriot-Skenderbeu” Azam Aki dhe mësuesin Ekrem Saliu dhe në praninë e Ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga, Deputeti Elmi Aziri, ndihmësdrejtori i administratës doganore Semir Musa, kryetar i degës Skender Isufi dhe bashkëqytetarë të tjerë.
Këtë donacion të madh, i cili përbëhet nga mjete shkollore dhe veshje, sot Agjensioni për menaxhim me pronën e konfiskuar ua dorëzon shkollave fillore në Komunën e Haraçinës.
Për hir të informimit të duhur për audiencën, mund të shpjegojmë shkurtimisht për dorëzimin, kemi bërë një kategorizim të sendeve të luajtshme.
Domethënë do të dorëzohen gjithsej 2020 komplete me.
Gjatë kësaj periudhe, përveç Komunës së Haraçinës, procedura për dorëzim është bërë edhe për 13 institucione të tjera (KSHP Spitali Psikiatrik – Negorci Gjevgjeli, KSHP Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale – Gjevgjeli, KSHP Klinika Universitare për Toksikologji – Shkup, KSHP Spitali Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” – Shkup, NU Ansambli i valleve dhe këngëve popullore shqiptare të RSM – Shkup, NU Teatri Gostivar – Gostivar, Komuna e Manastirit, Komuna e Çairit – 4 shkolla, Komuna e Sarajit – 2 shkolla), por drejtori i Agjensionit nuk ndalet me kaq, janë marrë edhe vendime ligjore për kalimin e objekteve në institucionet shëndetësore me qëllim që objektet e konfiskuara në proces gjyqësor të përfundojnë në vende që kanë nevojë serioze dhe objektive.
Agjensioni së bashku me drejtorin në vazhdimësi do t’i përditësojë të gjitha lëndët që janë me aktgjykim përfundimtar të cilat janë konfiskuar përgjithmonë në periudhën e fundit dhe në koordinim me departamentet e Agjensionit dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i caktojë objektet në mënyrë që të përfundojnë në vendin real dhe të duhur.