Ejup Berisha
Për logjikën e poshtër dhe të mbrapsht të Prokurorive dhe Gjykatave të RM-së fajtor për fatkeqsinë ajrore që ka ndodhur më 20 nëntor të vitit 1993 në afërsi të aroportit të qytetit të Ohrit është Aeroplani i tipit Jakovljev 42D, fluturake e prodhuar në Ukrainë. Kjo meqë ska epilog real gjyqsor për këtë fatkeqsi ajrore atëher unë deri te prokuroria themelore penale do të paraqes fletpadi për aeroplanin në fjalë dhe do të insistoj që i njëjti të dënohet me burgim të rëndë dhe të përhershëm. A e dini pse sepse pë fatkeqsinë në fjalë ka përgjegjsi reale dhe përgjegjës njerëz me emër dhe mbiemër konkret por Prokuroria dhe gjykata e atëhershme komunale e kryeqytetit këta në mënyrë të pakuptimtë i ka mbrojtur.
Në fatkeqsinë e mbrëmjes së kobshme dhe tragjike të 20 nëntorit jetët e tyre i kanë humbur 115 persona, në mesin e tyre ishte edhe Babai im shumë i dashur dhe i shtrenjtë Isuf Berisha. Të moskeqkuptohem jo që vetëm jeta e tij ishte e shtrenjtë por për mua të shtrenjta ishin edhe jetët e të gjithë 114 udhëtarëve të tjerë prezent në aeroplan. Këto jetë ishin dhe janë shumë të shtrenjta edhe për familjarët e të gjithë viktimave të fatkeqsisë ajrore në fjalë. Këto jetë të humbura fatkeqsishtë nuk ishin të shtrenjta dhe ishin të pavlefshme vetëmse për autoritetet e prokurorisë dhe të gjykatës së atëhershme komunale. Këto organe fajtor për fatkeqsinë i kanë shpallur pilotët e aeroplanit. Kjo ka ndodhur për faktin se pilotët nuk mund të ngriten më kurrë e të vinë në këtë botë dhe të thonë më asnjë fjalë të vetme për fatkeqsinë sepse këta janë në mesin e viktimave të 20 nëntorit. Pra më lehtë është që ti akuzosh njerëzit e vdekur sepse këta nuk mund të mbrohen ndërsa njerëzit e gjallë ka gjasa ta tregojnë realitetin ashtu si ka qenë. Prandaj një ditë do të përgatis një fletpadi të cilën do tia dorëzoj Prokurorisë themelore me qëllim që kjo të njëjtën ta transferojë deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 e cila do ta gjykon Aeroplanin e tipit Jakovljev 42 D sepse kjo ma ka borxh jetën e më të dashurit dhe më të shtrenjtit Babait Isuf dhe jo vetëm kaq ajo na i ka borxh edhe jetët e 114 udhëtarëve të tjerë viktima të fatkeqsisë. Të njëjtën gjë ua sygjeroj që ta bëjnë edhe familjarët e viktimava të Spitalit modular i cili u dogj në Tetovë dhe ku jetët e tyre i humbën 14 persona si dhe familjarëve të viktimave të fatkeqsive të komunikacionit me autobus në Llaskarcë dhe në Bullgari në të cilat fatkeqsisht gjithashtu u humbën shume jetë njerëzish. Pra edhe për këto tre fatkeqsi nuk ka epilog real dhe përfundimtar gjyqsorë. Për fatkeqsinë në tetovë familjarët le të parqesin fletpadi penale për spitalin modular dhe për kabllin vazhdues ndërsa për fatkeqsitë e kominikacionit rrugor familjarët e viktimave deri te prokuroritë adekuate le të paraqesin fletpadi për autobusët me të cilët kanë udhëtuar viktimat. E lus opinionin të mos më keqkupton sepse me këtë shkrim nuk e kamë qëllimin të bëj shaka por e shkrova nga zemra e plasur si dhe nga indinjata për qasjet jo reale dhe tendencioze të prokurorive dhe të gjykatave kompetente të vendit ndaj tyre.