Sot mbajti mbledhje Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, para takimit mes Mickoskit dhe Kovçevskit, përcjell TV21. Timço Mucinski nga kjo parti tha se në takim Mickoski duhet të thotë se ndryshime kushteteuse në këto rretha nuk duhet të ketë.

“Duke u nisur nga interesat kombëtare dhe shtetërore dhe duke mbajtur mendimin e shumicës dërrmuese të qytetarëve në vend, nuk duhet të ketë ndryshime kushtetuese nën diktat dhe në rrethana shkatërruese për Maqedoninë”, tha Mucinski.

Mucinski gjithashtu theksoi se në takim kreu i VMRO-së do të duhet të flasë edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Çështja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të duhet të jetë një nga temat që do të diskutohet mes dy liderëve”, deklaroi Mucinski.