Pjesëtarë të MPB-së dhe të Ushtrisë do të angazhohen në mbështetje të Policisë së Burgjeve në burgun e “Idrizovës”.

Vendimi është marrë pas mbledhjeve të grupit të vlerësimit dhe komitetit drejtues të mbajtur në Qendrën e Menaxhimit të Krizave.

QKM njofton se një nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohet burgu i “Idrizovës” është mungesa e personelit. Nga atje thonë se numri i punonjësve në policinë e burgjeve është i pamjaftueshëm për të plotësuar nevojat dhe aktivitetet e përditshme.

Do të kërkohet një mënyrë për të punësuar staf të ri, i cili do të jetë përgjegjës për sigurinë dhe risocializimin e të burgosurve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume