Gjatë një takimi partiak në qytetin e Ohrit, kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, ka njoftuar, sipas tij, dy sihariqe për qytetarët e Maqedonisë, përcjell Klan Macedonia.

“Ju jap dy lajme të rëndësishme pas takimit të liderëve. E para është se LSDM është pa pushtet. Kovaçevski së shpejti do të largohet nga karrigia e kryeministrit. Ai deri sot ka pritur të mbledhë disa organe dhe trupa partiakë për të shqyrtuar idetë e takimit të liderëve të cilat veçmë i kishte refuzuar një herë. Por populli thotë më mirë të kujtohet ndonjëherë, se sa asnjëherë. Lajmi i dytë është se BDI është rrëzuar nga froni dhe është çështje momenti që një orë e më parë, pas 20 vitesh pushtet, 20 vitesh abuzime dhe krime të shkojnë në opozitë”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume