Nevojitet një konsenzus i gjerë për rrugën e reformave evropiane në mes të gjitha partive politike, si dhe nga qeveria edhe nga opozita. Në takimin e sotëm të Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, me Ambasadoren e Kroacisë, Nives Tiganj.

Në takim, siç njofton Ministria e Drejtësisë është biseduar për procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe marrjes së përgjegjësisë gjatë sjelljes së vendimit, me të cilin do të hapet rruga drejt familjes së madhe evropiane.

“Ky është një proces i pakthyeshëm që nuk ka alternativë”, është konstatuar në takim.

Forumi për dialog i Prespës, i cili do të mbahet më 15 dhe 16 qershor në Strugë dhe në të cilit do të marrin pjesë funksionarë të lartë ndërkombëtarë, në mes të të cilëve edhe presidenti i Kroacisë dhe ministri i punëve të jashtme, do të jetë një bazë e mirë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, fuqizimin e partneriteteve strategjike, perspektivën evropiane dhe euroatlantike të rajonit.

Lloga dhe Tiganj diskutuan edhe për sfidat me të cilat përballen kompanitë nga Kroacia që investojnë në vendin tonë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet duke iniciuar përpjekje të përbashkëta për realizimin e projekteve përmes të cilave do të barten njohuritë dhe aftësitë për praktikat evropiane.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume