Tre pjesëtarë të Policisë Kufitare të Kosovës, janë kidnapuar sot në territorin e Kosovës, në afërsi të Leposaviqit në rrugë ilegale.

Lajmin për kidnapimin e tyre e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe Ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla.

Sipas mediumit serb, “Novosti”, bëhet fjalë për Rifat Zekën, Beqir Sefën dhe Mustafa Shemin.