Dhjetëra kamionë me prodhime shqiptare, të destinuara për Kosovë e Serbi, janë bllokuar qe dy ditë në pikën kufitare të Morinës në Kukës.

Shkak është bërë vendimi i Qeverisë së Kosovës për të ndaluar çdo kamion me mallra me targa serbe për të hyrë në territor e vendit.

Drejtuesit e kamionëve për Klan TV kanë thënë se ndalimi ka ardhur pa paralajmërim, pavarësisht se malli është shqiptar dhe destinacion ka Kosovën dhe Serbinë.

Ata kanë bërë thirrje që tregtia të mos bëhet viktimë e politikës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume