Pas lajmeve të Portalit TS se ministri i Shëndetësisë, FAtmir Mexhiti i mashtroi tetovarët për hapjen e Qendrës Urgjente në Tetovë, ajo sot hapi dyertë fiks pas një muaji. Gazetari i portalit TS, Nevrij Ademi sot ka vizituar qendrën urgjente, ku në vend të depos kishte pacient ku pritshin radhë për tu kontrolluar nga mjekët kujdestar.
Edhe pse asnjë nga personeli mjekësor nuk dëshironin të flisnin për TS, qendra dukej funksionale, por siç mëson portali TS, kjo qendër ende nuk i plotëson të gjitha kriteret për Qendër Urgjente. /TS/