Një vajzë e re në Rusi përfundoi me një tronditje dhe kocka të thyera pasi u sulmua keq nga një grua tjetër teksa po notonte në brigjet e lumit Vollga. Sipas mediave ruse, arsyeja e sulmit është se gruaja e moshuar ka gjetur se rroba banje e veshur nga e reja ishte provokuese.

Siç shihet në video, gruaja e cila kishte veshur edhe rroba banje, e godet vajzën me grusht, më pas fillon ta tërheqë, e shtyn në tokë dhe vazhdon ta godasë.

“Në plazhin e Yaroslavl (Rashka), një teze agresive e godet vajzën në kokë me një këpucë vrapimi për shkak të veshjes së një rroba banje shumë të hapur dhe për refuzimin për të mbuluar pjesën e poshtme të saj me një peshqir. “Viktima përfundoi me gips dhe tronditje”, ka shkruar një përdorues në Twitter.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume