Pas vërshimeve të mëdha në Tearcë, shiu ka deprtuar edhe në disa shtëpi ku ka bërë shumë dëme. Sipas banorit të Tearcës, shkaku i vërshimeve që shiu ka depërtuar në disa shtëpi është pikërisht ura e ndërtuar dhe bllokimi i kanalit.

Deri sa banori fliste për TS bashkë me Nevrij Ademin, bageri i komunës së Tarcës ka arritur në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit e Tetovës për të ndihmuar banorët pas vërshimeve.

Gazetari i TS, Nevrij Ademi vazhdon të qëndroj në komunën e Tearcës për të raportuar nga vendi i ngjarjes.