1382 stentime janë realizuar vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti në QKUK.

Shefi i Njësisë Koronare në Kardiologji, Artan Ahmet këtë numër e quan shifër rekorde që është punuar në këtë vit.

Në Kardiologji janë kryer edhe mbi 2500 procedura të koronarografisë.

Sipas Ahmetit, rikthimi i kardiologëve invazivë në Kardiologji ka ndikuar për të mirë edhe në rritjen e resurseve humane.
E me këtë trend të punës deri në fundvit pritet të stentohen afër tre mijë pacientë dhe të realizohen pesë mijë koronarografi.

Në mes tjerash, bëhet e ditur se numri i këtyre rasteve është në rritje nga viti në vit, por shqetësuese janë moshat e reja ato nën 40 vjeç.

Megjithëkëtë, lista e pritjes vazhdon të jetë e lartë, për të cilën zvogëlimi do të ndodhte në masë të madhe sipas kardiologut Ahmetit me investimet në infrastrukturë dhe aparaturë shtesë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume