Një tjetër pushues ka rrezikuar mbytjen pasditen e sotme në plazhin e Shëngjinit në zonën e Ranës së Hedhun.

Kanë qenë familjarët dhe pushuesit e tjerë të cilët e kanë shpëtuar shtetasin nga Kosova, duke e nxjerrë nga uji, e më pas u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë tre ditë më parë një vajzë e mitur 7-vjeçare ka rrezikuar të mbytet po në plazhin e Ranës së Hedhur në Shëngjin.