Sot, në Ministrinë e Financave, Grupi i punës pas takimeve dhe diskutimeve intensive, përcaktoi modelin për rritjen e pagave të të punësuarve në administratën publike.

“Është arritur zgjidhje sistematike dhe e qëndrueshme për rritjen e pagave për të punësuarit në sektorin publik. Propozimi, të cilin e përcaktuam së bashku, me përfaqësuesit e sindikatave, do të dorëzohet në Këshillin Ekonomik dhe Social, i cili duhet të konfirmohet në seancë që do të mbahet në ditët vijuese.

Kjo është zgjidhje sistematike që siguron rritje të pagave prej 10% për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, duke filluar nga paga për muajin shtator 2023, theksoi ministri Fatmir Besimi, i cili së bashku me zëvendëskryeministrin e Çështjeve Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trenchevska ishin pjesë e grupit të punës.

Siç shtoi ministri, zgjidhja mbron interesat e të punësuarve, standardin, por njëkohësisht monitoron edhe produktivitetin e ekonomisë vendase.
“Më e rëndësishme është se po flasim për një zgjidhje të arritur përmes dialogut, ku krijojmë besim reciprok, zgjidhje që vendos një sistem afatgjatë dhe garanton rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve”, theksoi ministri Besimi.

Krahas rritjes prej 10% të pagave që nga shtatori, gjatë bisedimeve u arrit edhe vendosja e metodologjisë së re të pagave me koeficient të bazuar në pagën mesatare bruto nga marsi i vitit 2025. Gjithashtu u dakordua që regresi për pushimet vjetore të paguhet në vlerë prej 10.000 denarëve neto për vitin 2023, ndërsa nga viti 2024 e tutje në Marrëveshjen e përgjithshme kolektive është rënë dakord që kjo vlerë të jetë së paku 30% nga paga mesatare neto.

Në mënyrë që të zbatohet ajo që u dakordua për muajin shtator, do të bëhet rishikimi i Buxhetit.
Dialogu për rritjen e pagave zhvillohet në kuadër të Këshillit Ekonomik dhe Social, ku në periudhën e kaluar në axhendë ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, për vendosjen e një zgjidhjeje sistematike që do të vlejë për të gjithë në mënyrë të njëjtë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume