Nuk do të lejojmë që rastet të mbeten të pazgjidhura, duhet të ketë përgjegjësi kur është në pyetje shëndeti i qytetarëve, – theksoi ministri i Shëndetësisë, dr. Fatmir Mexhiti, në takimin e punës me drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor, Dr. Renata Mlladenovska informon Tetovasot.

Në takimin, i cili u zhvillua me iniciativën e ministrit të Shëndetësisë Mexhiti, u diskutua për zhvillimet aktuale në shëndetësi, për të cilat Ministria e Shëndetësisë nisi një inspektim të jashtëzakonshëm.

Mexhiti ka theksuar se personalisht do të iniciojë inspektim për çdo rast për të cilin ekziston edhe dyshimi më i vogël për dëmtim të pacientëve përcjellë Tetovasot.

“Ministria e Shëndetësisë monitoron me vigjilencë punën e të gjitha institucioneve publike shëndetësore dhe është në koordinim të vazhdueshëm me strukturat drejtuese. Nuk do të lejojmë që rastet të mbeten të pazgjidhura, duhet të ketë përgjegjësi kur është fjala për shëndetin e qytetarëve. Kudo që del dilemë se a është ofruar kujdes adekuat shëndetësor për pacientët dhe a kanë marrë trajtimin adekuat, ne do të inicojmë mbikëqyrje në terren”, ka theksuar Mexhiti.

Ministri i Shëndetësisë Mexhiti theksoi se roli i DSZI-së në sistemin shëndetësor është i madh dhe se ky institucion duhet ta kryejë seriozisht punën e tij dhe të raportojë në mënyrë transparente, sepse prej tij varet në masë të madhe besimi i pacientëve në shëndetin publik.

“Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor është vazhdimisht në terren dhe kryen mbikëqyrje
përmes inspektimeve të rregullta, të jashtëzakonshme dhe kontrolluese në të gjitha objektet shëndetësore. Jemi të fokusuar në pjesën e ofrimit të kujdesit shëndetësor cilësor dhe realizimit të të drejtave të pacientëve. Ne veprojmë në përputhje me çdo ankesë apo urdhër të pranuar nga Ministri i Shëndetësisë”, sqaroi Mlladenovska.

Drejtoresha e DSZH-së gjatë takimit ka informuar edhe për inspektimin e jashtëzakonshëm që është bërë në lidhje me rastin e foshnjës së ndjerë në KB Manastir, i cili tha se ka përfunduar dhe se së shpejti priten rezultatet, të cilat do t’i kumtohen publikut në detaje nga DSZI. Ajo theksoi se do të vazhdojë të punojë me përkushtim, në mënyrë që institucioni të veprojë në kohën e duhur.Tetovasot