Me iniciativë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, këto ditë janë mbajtur disa takime punuese të këshillave lokale për parandalim nga komunat Bërvenicë, Vrapçisht dhe Mavrovë – Rostushë, e më parë edhe nga Gostivari informon Tetovasot. Në këto takime më së shumti është biseduar për nevojën e parandalimit në kohë të zjarreve në zona të hapura dhe zjarreve në pyje, me përfshirjen e koordinuar të disa shërbimeve kompetente nëpër komuna. Kjo kryesisht për shkak të temperaturave të larta të ajrit në ditët e fundit dhe rritjes së rrezikut për zjarre. Përveç këtyre, është fol sërish për ndjekjen efektive të të shtënave në dasma me armë zjarri dhe organizimin e paautorizuar të fishekzjarrëve dhe përdorimin e mjeteve të ndryshme piroteknike në dasma dhe festa të tjera familjare. Dhe jo vetëm kaq, por edhe për zbulimin dhe sanksionimin e objekteve hotelierike dhe hotelierëve që u shërbejnë pije alkoolike të miturve.
Nga ana e pjesmarësve është konstatuar gjithashtu se takime të tilla duhet të organizohen më shpesh dhe këshillat të bëjnë çmos që të gjejnë vendin dhe rolin e duhur në pulsin e përditshmërisë së zonave ku veprojnë, në radhë të parë në aspektin e sigurisë, por edhe në përgjithësi.Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume