Ditët e fundit, ndërsa disa shtete janë përballuar me stuhi apo reshje breshëri e kundërta ka ndodhur në disa qytete në vendit tonë të cilat prej ditësh janë përfshirë nga flakët.

Me të njëjtët problematike po përballet edhe Greqia, ndërsa situata raportohet më problematike.

Mijëra banorë në Rodos janë evakuuar nga vendbanimet e tyre, po ashtu edhe Rodos po përballet me një situatë të rrezikshme.

Sakaq zjarri është raportuar edhe në veri të Korfuzit.

Autoritetet janë angazhuar për evakuim të banorëve të zonës, pasi i frikësohen përkeqësimit të situatës.

Ndërsa në gatishmëri janë vendosur zjarrfikës, si edhe Mbrojtja Civile.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume