Zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, njëherë edhe anëtare e Komitetit Qendror të kësaj partie, Maria Miteva ka shpërndarë fotografi nga vetura e saj, e cila është demoluar. Miteva thotë se këtë po e bëjnë kundërshtarët politikë.

“Mëngjesi i së hënës për mua dhe familjen time filloi kështu, e gjeta automjetin tim të copëtuar dhe të demoluar. Ata padyshim janë në panik dhe të frikësuar, kështu që filluan të na trembin sepse e dinë se do të ketë përgjegjësi për të gjitha krimet”, ka shkruar mes tjerash Miteva.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume